Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, tash për tash nuk ka persona të infektuar me virusin COVID-19. Deri më tash janë testuar 27 pacientë, ndërkaq që të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, specialisti i epidemiologjisë i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq.
Institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Antonijeviq ka thënë se janë të organizuar në të gjitha mjediset në Kosovë ku jetojnë serbët, sikurse në Graçanicë, Gjilan, Shtërpcë dhe të tjera.
“Kemi infektologë, kemi organizuar njësitë izoluese dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm. Është mbuluar i gjithë territori i Kosovës, aty ku ka serbë”, tha Antonijeviq.
Sipas tij, ka mjaftueshëm mostra për testim, por kanë edhe rekomandimin që të kursejnë, marrë parasysh që nuk e dinë si do të zhvillohet më tej situata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.