
Qeveria e Kosovës ka vazhduar edhe për muajin janar, shtesat prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, se kjo shtesë do të paguhet deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të ndodhë në muajin shkurt, shkruan Reporteri.net.
Vendimi për ndarjen e shtesave prej 50 euro për zyrtarët publikë është marrë në shtator dhe ka vazhduar për muajt e mbetur të vitit viti fiskal.
Kujtojmë se vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë ende nuk dihet zyrtarisht, ndërsa, Qeveria e Kosovës pati deklaruar se vlera monetare e koeficientit pritet të caktohet gjatë muajit janar.
Kjo vlerë do të përcaktohet, bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave. /Reporteri.net/