×
  • Lajme
  • Lajme

    Qindra kosovarë që jetojnë në Itali janë kthyer në një fshat të Kosovës, erdhën edhe javën e fundit

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 21:42

    Një dyndje e mërgimtarëve ishte vërejtur javët e fundit kur coronavirusi mori hov nëpër Evropë. Kosovarët që jetojnë në shtete evropiane, mjaft shumë në numër u nisën për në vendin e tyre.


    Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qindra kosovarë që jetojnë në Itali, të cilët u frikësuan nga trendi i madh i koronavirusit në këtë shtet, transmeton Reporteri.net.

    E vetëm në një fshat të Kosovës, mësohet se kenë ardhur qindra të tillë. Indekslonline raporton se në Restelicë të Dragashit kanë ardhur mjaft shumë diasporë kohën e fundit.

    Sic raporton kjo gazetë, të ardhur nga Italia ka pasur edhe në javën e fundit. Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

    “Diaspora e Restelicës jetojnë kryesisht në Itali. Shumë familje janë kthyer, por që ne kemi marrë masat e nevojshme. Kemi nisur shërbimin emergjent, janë kontrolluar shumica e të kthyerve dhe se deri më tani nuk ka asnjë person me simptoma të koronavirusit” ka thënë Shabani.

    Ndryshe, shumica e të prekurve me koronavirus në Kosovë janë persona që kanë ardhur nga Italia dhe të afër të tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!