Vdekja e 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendër të Studentëve ka ngjalluar reagime të ndryshme.
I tillë është edhe reagimi i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ku në shkrimin e tyre thuhet se përgjegjësia institucionale është e dyfishtë për sigurimin e jetës së të karantinuarve, shkruan Reporteri.net
QKRMT kërkon nga të gjitha hallkat e institucioneve përgjegjëse që me prioritet t’i hetojnë rrethanat e kësaj vdekje.
“QKRMT me keqardhje mori lajmin për humbjen e jetës së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, e cila tashmë është kthyer në qendër karantinimi, me qëllim të parandalimit të pandemisë COVID-19. Konsiderojmë që, përgjegjësia institucionale në parandalimin e pandemisë, njëkohësisht është edhe përgjegjësi e dyfishtë për sigurimin e jetës së të karantinuarve përtej rreziqeve pandemike. Si organizatë, e cila monitoron të drejtat e personave të privuar nga liria, e që në rastin në fjalë personi ishte i privuar nga liria, QKRMT kërkon publikisht nga të gjitha hallkat e institucioneve përgjegjëse që me prioritet t’i hetojnë rrethanat e kësaj vdekjeje trishtuese deri në detajet më të hollësishme.QKRMT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmëve të viktimës, duke shpresuar në ngritjen e përgjegjësisë dhe profesionalizmit institucional, në mënyrë që raste të tilla të mos na përsëriten”, thuhet në njoftimin e QKRMT-së.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.