×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK tregon gjendjen e 32 të infektuarve me coronavirus që janë të shtrirë në spital

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 12:16

    32 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, meqë kanë nevojë për një kujdes më të madh.


    Sipas QKUK, 7 pacienë janë në një gjendje më të rëndë, për të cilët është shprehur nevoja për oksigjen, shkruan Reporteri.net.

    Ata thonë se 25 pacientë të tjerë janë të shkrirë në Infektivë, mirëpo gjendja e tyre është më stabile.

    Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se disa pacientë kanë shenja të kalimit të virusit, mirëpo akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Kosova, ndërkaq, ka zyrtarisht 71 të infektuar me coronavirus. 32 të shtrirë në spital dhe 39 të vetizoluar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!