×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Qytetarët e Gjakovës sot votojnë për përzgjedhjen e projektit në kuadër të programit “Kontrata Sociale”

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 22:34

    Me 7 dhjetor qytetarët e Komunës së Gjakovës, morën pjesë në një takim në të cilin patën mundësi që në kuadër të programit “Kontrata sociale” të implementuar nga USAID, të propozojnë idetë e tyre, për investime dhe projekte të cilat sipas tyre janë të nevojshme për Komunën e Gjakovës.

    Nga ky takim i mbajtur qytetetarët e Gjakovës, kanë bërë nëntë (9) propozime të cilat janë miratuar nga takimi i parë :

    Rehabilitimi i Terreneve sportive dhe fitnes i hapur prapa shkollave të mesme

    Rehabilitim i hapësirës publike në Këshillin e parë Lokal

    Këndi i lojrave për fëmijë në shkollën e fshatit Dol

    Këndi i lojrave për fëmijë në shkollën e fshatit Hereq

    Këndi i lojrave për fëmijë në shkollën e fshatit Gërgoc

    Fitnes i Hapur në Parkun e Qytetit

    Shtëpi të drurit, ulëse dhe ndriçim në pyllin e fshatit Rracaj

    Ulëse dhe kënd lojrash në lagjen e komuniteteve joshumicë në Skivjan

    Pajisje teknologjike për personat e verbër – printera braile, shkop i bardhë akustik, glikometër akustik, termometër akustik, tensiometër akustik etj.

    Nga këto 9 propozime që janë miratuar nga 30 të tilla që ishin propozuar në takimin e kaluar, qytetarët e Gjakovës do të kenë mundësi që sonte me fillim nga ora 17:00 në Sallën Solemne II të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” të votojnë për një projekt që do të realizohet gjatë vitit 2025.

    Theksojmë që Komuna e Gjakovës e ka futur si pjesë të pashmangshme praktikën e Buxhetimit me Pjesëmarrje, si një mundësi e mirë e pjesmarrjes direkte të qytetarëve në vendimarrje.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!