×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët në Prishtinë nuk mbajnë maska e as distancën në vende publike

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 22:49

    Pa maska mbrojtëse e me numër të madh të udhëtarësh kanë vazhduar punën gjatë vikendit autobusët e linjave private të transportit në Prishtinë.


    Thirrjet për kujdes të shtuar dhe frekuentim sa më të vogël të mjeteve të udhëtimit, nuk kanë ndalur qytetarët ta bëjnë të kundërtën.

    Ndërsa, për të tjerë qytetarë, udhëtimi në autobus pa maska mbrojtëse do të duhej të dënohej nga autoritetet përgjegjëse, për shkak të mundësisë së përhapjes së koronavirusit.

    E, lejimin e qytetarëve në autobus pa mjete mbrojtëse, përfaqësuesi i linjave publiko-private të Prishtinës, Izet Smajli, e ka arsyetuar me papërgjegjësinë qytetare për t’i respektuar masat.

    Fluks i madh qytetarësh pa masa mbrojtëse është parë gjatë vikendit edhe në Tregun e veturave në Prishtinë.

    Ndonëse thonë se puna duhet të vazhdojë normalisht, qytetarë që kishin dalë gjatë së dielës në këtë park thonë se, megjithatë, ekziston edhe më tutje rreziku nga përhapja e virusit.

    KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Inspektorati i Punës për lejimin e ushtrimit të veprimtarisë pa respektuar masat, por ata përgjegjësinë e kanë bartur te Drejtoria Komunale e Inspektoratit, por këta të fundit nuk u janë përgjigjur thirrjeve të televizionit për të marrë një qëndrim për këtë temë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!