×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Qytetari e bën për spital rojën e QKUK-së

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 10:54

    Roja e sigurimit në QKUK është lënduar rëndë pasi u sulmua nga një qytetar.


    Roja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 7:40.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!