×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-Emisari i ShBA'së

    “Radha e Hashim Thaçit”, Grenell reagon pasi u rrëzua një nga aktakuzat më të forta kundër Trumpit

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 19:04

    Ish-Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump.

    Grenell ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit është rrëzuar, duke shtuar se radha është që të rrëzohet edhe rasti ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili ë po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.

    Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022, pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump.

    Grenell, si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht e ka sulmuar Jack Smithin.

    Ndryshe, Gjykatësja Aileen Cannon në Florida pushoi të hënën çështjen gjyqësore me akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara. Kjo është një tjetër fitore e rëndësishme ligjore për kandidatin republikan për president.

    Gjykatësja Cannon, e cila u emërua në këtë detyrë nga ish-presidenti Trump gjatë mandatit të tij, vendosi se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë. Në urdhërin prej 93 faqesh të gjykatëses Cannon thuhet se prokurori i posaçëm duhet të ishte emëruar me miratimin e Kongresit.

    “Posti i Prokurorit të Posaçëm uzurpon efektivisht një kompetencë të rëndësishme legjislative, ia transferon atë një drejtuesi departamenti dhe vendos në rrezik lirinë strukturore të mishëruar në ndarjen e pushteteve”, shkruhet në urdhërin e gjykatëses.

    Gjykata e Floridas hedhë poshtë akuzën ndaj Trumpit: Jack Smith mori jashtëligjshëm në duar çështjen e dokumenteve të klasifikuara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!