Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa duket se Radoniqi i bëri atij dhuratë hartën e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Kryesuesi Radoniqi e falënderoi ambasadorin Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së. Radoniqi kujtoi së fundmi edhe pranimin e softuerit të KQZ-së i zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së, përmes së cilit do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore. Me këtë rast, Radoniqi ndau mirënjohje për ambasadorin Davenport për kontributin dhe pëkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet tutje në njoftim.