Dy vitet e kaluara, Komuna e Rahovecit ka qenë një ndër komunat që ka mbjellur më së shumti drunj, ani pse është një komunë relativisht e vogël.
Edhe këtë vit, Rahoveci ka dhënë një leksion të tillë, duke u bërë komuna e parë që mbjell drunj në pranverën e sivjetme, shkruan Reporteri.net.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi, ka thënë se po mbjellen 10 mijë trupa drunjsh në këtë qytet.
“Një projekt serioz që do t’ia ndryshojë pamjen për të mirë komunës së Rahovecit, ka nisur sot. Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka nisur së zbatuari projektin për mbjelljen e drunjve të llojëve të ndryshme, si Rrap, Bli, Catalpa etj, sipas së cilit parashihet mbjellja e mbi 10 mijë drunjve në tërë territorin e komunës sonë”, ka thënë ai.
Drejtori ka bërë të ditur se kompania që po kryen mbjelljet, e ka për detyrë edhe të ujis drunjtë deri në muajin shtator./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.