×
  • Lajme
  • Rajon

    Aksident me fatalitet në magjistralen Kërçovë-Gostivar, vdes një person

    Reporteri
    08 Gusht 2022 | 11:39

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Kërçovë-Gostivar, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në kryqëzimin “Tajmishka” mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga 56-vjeçari L.S. dhe një veture “Hjundai”, me targa të Shkupit.

    Siç informon Sektori për Punë të Brendshme-Ohër, në aksident ka ndërruar jetë shoferi i veturës “Hjundai” ndërsa është lënduar edhe një bashkudhëtare në të njëjtën veturë, me iniciale R.K.(42) nga Shkupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!