Deputetët e shumicës së vjetër/re parlamentare i kanë dërguar letër presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me 41 nënshkrime lidhur me mandatin për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“I nderuar zoti Gjukanoviç, ju njoftojmë se deputetët e shumicës parlamentare, fitues të zgjedhjeve të vitit 2020, kanë arritur marrëveshje politike që mandatar për përbërjen e qeverisë së re të jetë Miodrag Lekiç. Me këtë, kushtet janë plotësuar që në përputhje me Kushtetutën t’ia besoni Miodrag Lekiçit mandatin për përbërjen e Qeverisë së ardhshme”, thuhet në letrën e përbashkët të shumicës parlamentare drejtuar Gjukanoviçit.
Dritan Abazoviç, kryeministri në mandatin teknik, në këtë riformatimin të shumicës së vjetër parlamentare ka kërkuar që Lëvizja URA të ketë sektorin e sigurisë [ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes] dhe ministrinë e jashtme në qeverinë e re, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këtë, Abazoviç e ka bazuar mbi, siç thotë ai, luftën e pakompromistë ndaj krimit dhe korrupsion, por edhe në mbajtjen e kursit të integrimeve evropiane të vendit.
Kujtojmë se Abazoviçit iu votua mosbesimi nga partia më e madhe parlamentare dhe sovraniste, Partia Demokratike e Socialistëve, që udhëhiqet nga Millo Gjukanoviç, me arsyetimin per braktisje të rrugës evropiane të vendit, si dhe kalimit të së ashtuquajturës Marrëveshje Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptazi janë shprehur kundër që të formohet një qeveri me Frontin Demokratik pro-serb dhe pro-rus (megjithëse DF ka edhe elemente pro-perëndimore).
Madje, vetëm ditëve të fundit Zëri i Amerikës duke cituar burime brenda administatës Biden shpaloi se DF-ja ishte financuar nga Federata Ruse në vitin 2017.