Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ndodhet në Beograd për vizitë zyrtare.
Me të filluar vizitën e tij, ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia serbe, Ana Brnabiq.
Në orët e pasdites, Abazoviq ka publikuar një video ku shihen rrugët e Beogradit të stolisura me flamuj serbë e malazezë krah njëri-tjetrin.
Serbinë e Malin e Zi, Abazoviq, i ka quajtur shtete vëllazërore.
“Beogradi sot është stolisur me flamujt e dy shteteve vëllazërore. Faleminderit mikpritësve për një pritje të mrekullueshme! Ne po kthejmë një faqe të re – po tregojmë se të dy vendet mund ta bëjnë më ndryshe dhe më mirë”, ka shkruar Abazoviq.
Dritan Abazoviç e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.
Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beogradi tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.