Jusuf Enuzi-Koka i cili më 6 korrik gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedone kundër propozimit francez shtiu me armë në ajër pranë turmës së protestuesve është dënuar me 4 muaj burg.
Nga Gjykata Penale e Shkupit njoftojnë se Jusuf Enuzi është dërguar në arrest shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë, shkruan Klanmacedonia.
Enuzi qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.
Kujtojmë se të shtunën kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez, gjë që i hapi rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.