Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq, tha se kanë dorëzuar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, raporton Vijesti.
Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë është e pranishme edhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP).
Zhivkoviq tha se nuk kontestojnë se çështja e Marrëveshjes Themelore duhet të zgjidhet, por se kryeministri është sjellë si njeri që nuk mund t’i besohet. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.