×
  • Lajme
  • Rajon

    E akuzoi se po thotë të pavërteta, ambasadori gjerman i përgjigjet Petkoviqit

    Reporteri
    05 Gusht 2022 | 14:47

    Pasi e akuzoi se po thotë të pavërteta për vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente, ambasadori gjerman në Kosovë i është përgjigjur Petar Petkoviqit.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka kthyer sot Petar Petkoviqit, që drejton një të ashtuquajtur “Zyrë për Kosovën” në Serbi. Por, jo me gjuhen që përdori zyrtari serb.

    “I dashur, z. Petkovic, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Për informatën tuaj: Kam deklaruar shumë herë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të adresohet, së fundmi e kam thënë në Televizion, në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Përnime”, dhe në takimet biletareale me qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka shkruar sot ambasadori gjerman.

    Para këtij shpjegimi të Rohdes, të enjten kishte reaguar Petkoviq, duke thënë se diplomati gjerman, të cilin e quante “përfaqësues”, nuk po e thoshte të vërtetën.

    Petkoviq shpërndau në rrjetin social Tëitter shkrimin e ambasadorit gjerman, ku nga takimi që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shtyerja e vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse janë legjitime.

    “Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, shkroi Petkoviq.

    Petkoviq shtoi se nuk ka mundësi që sic e quan ai ‘konfiskimi i dokumenteve personale të serbëve’ të jenë legjitime.

    “Si ka mundësi që është legjitime konfiskimi i dokumenteve personale nga serbët në K&M? Ku e thotë kështu? Çfarë ndodhi me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe të cilën serbët e kanë pritur për gati 10 vjet, e cila është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit?”, tha ai.

    Ai mori guximin edhe ta qortojë Gjermaninë, duke thënë se nuk bëri asgjë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Pse Gjermania nuk bëri asgjë për Asocacionin? Përpara çdo interpretimi të njëanshëm, lexoni me kujdes marrëveshjet e mëparshme!”, shtoi ai.

    Për pjesën e fundit, këtë të Asociacionit të Komunave Serbie, iu përgjigj Rohde sot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!