×
  • Lajme
  • Rajon

    “E duam Asociacionin me kompetenca ekzekutive, jo targat RKS”, Petkoviq një mal akuza ndaj Bislimit

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 18:08

    Kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka hedhur një mal akuza në drejtim të homologut të tij Besnik Bislimi, duke thënë se e ka humbur kredibilitetin për të folur për dialogun dhe marrëveshjet e arritura.

    Ai thotë se serbët në veri s’i duan targat e Kosovës e as dokumentet por Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

    “Ajo që duan serbët është Bashkimi i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat dhe kompetencat ekzekutive siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Parë të Brukselit (2013) dhe Marrëveshjen për Parimet e Përgjithshme (2015), dhe jo siç dëshiron Bislimi, duke e krahasuar Asociacionin me një organizatë joqeveritare”, tha ai.

    Petkoviq ka thënë se Bislimi ka shpërndarë interpretime arbitrare të rrejshme dhe dezinformata që e minojnë sipas tij procesin e dialogut në Bruksel.

    “Në fushatën e dezinformimit dhe frikës, Bislimi tani ka shkuar më larg, duke pretenduar se serbët nga veriu i Kosovës duan të heqin dorë nga kartat e identitetit dhe targat serbe, por se po mbrohen nga Beogradi zyrtar dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, të cilët gjoja po i shtyjnë në një lloj proteste, dhe e vërteta e vërtetë është se Beogradi zyrtar po lufton ekskluzivisht për paqen dhe stabilitetin”, tha Petkoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!