Një festë beqarie e vajzave, ka përfunduar me fatalitet për një 22-vjeçare nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut.
E reja po festonte me shoqet e saja në pishinën e një hoteli në Shkup dhe ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarjen e ka njoftuar për mediat, Ministria e Brendshme maqedonase.
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.
22 vjeçarja, sapo ka dalë nga pishina ka marrë telefonin e saj, i cili ka qenë në proces karikimi.
E reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.