Ish-ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar për vizitë në Serbi.
Gjatë këtij qëndrimi, ai ka vizituar edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.
I njëjti është parë duke folur para studentëve të këtij departamenti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Grenell ka qenë syri dhe veshi i ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ishte vendosur edhe në krye të Inteligjencës Kombëtare si pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.
Kujtojmë se detyrën e tij të ndërmjetësimit në procesin e dialogut aktualisht e moderon i ngarkuari i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.