Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi i katërt me radhë i shumicës së vjetër parlamentare në Mal të Zi. Ky takim u thirr për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë vendin pas shkarkimit të kryeministrit Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pas takimit, foli Andrija Mandiç nga blloku pro-serb, i cili pretendon postin e kryeministrit.
Mandiç tha se në takim s’është arritur marrëveshje.
Ai bëri me dije se do t’i ftojë në takim edhe kryetarët e partive të tjera që s’kanë marrë pjesë në bisedime deri tani.
Në takim ka marrë pjesë edhe Milos Konatar, që është edhe nënkryetar i partisë URA, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq.
Ndryshe, kriza politike në Mal të Zi ka ardhur pas shkarkimit të Dritan Abazoviq nga pozita e kryeministrit. Ai është shkarkuar pas marrëveshjes që nënshkroi me Kishën Serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.