×
  • Lajme
  • Rajon

    Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 19:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se e ka emëruar si Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Ardita Sinanin, ish kryetaren e komunës së Preshevës dhe rivalen e kryetarit aktual Shqiprim Arifi.

    Lajmin për emërimin e saj e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

    Në njoftimin e ZKM’së thuhet se “ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”

    “Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim.​

    Ndryshe, javën e kaluar, kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zhvilluar takime me anëtarë e kryetarë të partive opozitare në Kosovë. Ai para se të vinte në Kosovë është pritur në takim edhe nga kreu i Tiranës, Erion Veliaj.

    Ndërkaq më 5 shtator, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e vizituan Luginën, por ata nuk shkuan në Komunën e Preshevës. Sipas Shqiprim Arifit ky anashkalim i qëllimshëm ka një histori më të gjatë.

    Ditën e vizitës, Arifi tha se inatet e Qeverisë Kurti, të cilat, sipas tij, i nxit Liburn Aliu, janë shfaqur kur ai po bëhej kryetar i Preshevës, duke e rrëzuar ish-kryetaren Ardita Sinanin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!