Mali i Zi ka njoftuar qytetarët e vendit se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit dhe kufizime të energjisë elektrike.
Gjithashtu drejtori i EPCG Nikola Rovçanin thotë se Mali i Zi është një nga vendet e pakta në botë ku ndihet kriza energjetike për shkak të sezonit sepse është rritur konsumi dhe është zvogëluar prodhimi, duke shtuar se për këtë arsye është detyruar të importojë energji elektrike.
Në tre muaj, Mali i Zi importoi energji elektrike me vlerë gati 106 milionë euro dhe Trupi Koordinues Kombëtar që do të merrej me krizën energjetike, i formuar në fund të korrikut, nuk është mbledhur ende. /Balkanweb
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.