×
  • Lajme
  • Rajon

    Momenti dramatik kur aeroplani që mbante ‘eksploziv’ po udhëtonte nga Serbia për në Jordani rrëzohet në Greqi

    Reporteri
    17 Korrik 2022 | 9:37

    Një aeroplan mallrash ukrainas i cili thuhet se kishte tetë persona në bord ishte përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Antonov An-12, në pronësi të Meridian, u përfshi nga flakët ndërsa po fluturonte nga Serbia në Jordani me ‘materiale të rrezikshme’ që besohet se ishin eksplozivë në bord.

    Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente në aeroportin e Kavalës aty pranë për shkak të një problemi me motorin, por sinjali i aeroplanit humbi, tha autoriteti grek i aviacionit.

    Dëshmitarët okularë thanë se Antonov An-12 ishte në flakë dhe se ata kishin dëgjuar shpërthime, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Athinës.

    Një vendas, nga rajoni malor, Giorgos Archontopoulos, i tha televizionit shtetëror ERT se kishte ndjerë se diçka nuk shkonte sapo dëgjoi zhurmën e motorit të aeroplanit.

    “Në orën 22:45 u befasova nga zhurma e motorit të aeroplanit”, tha ai. “Dola jashtë dhe pashë motorin në zjarr”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!