Një burrë dyshohet se ka hyrë në një shtëpi të të moshuarve në Daruvar të Kroacisë dhe ka vrarë vrau pesë persona, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Disa persona të tjerë u plagosën. Mes të vrarëve është edhe nëna e vrasësit, sipas informacioneve jozyrtare.
Para deklaratës, kryeministri Andrej Plenkoviq ka folur në platformën “X” për ngjarjen tragjike në Daruvar.
“Jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë në shërimin e të plagosurve. Pres që organet kompetente të përcaktojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ministrat Bozhinoviq, Berosh dhe Piletiq do të shkojnë në Daruvar dhe në spitalin e Pakracit”, ka shkruar Plenkoviq.
Plenkoviq pritet që shumë shpejt të deklarohet sërish për rastin para mediave.
/Reporteri.net/
Zgroženi smo ubojstvom petero osoba u Domu za starije u Daruvaru. Izražavamo sućut obiteljima stradalih i nadamo se oporavku ranjenih. Očekujem da nadležna tijela utvrde sve okolnosti strašnog zločina.Ministri Božinović, Beroš i Piletić uputit će se u Daruvar i bolnicu u Pakracu.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) July 22, 2024