Një 38-vjeçare në Nea Joni të Greqisë, përjetoi tmerrin me sy pas disa ngjarjeve të rënda që kaloi.
Sipas burimeve nga mediat greke, ajo u mbajt e lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë nga partneri i saj 58-vjeçar, i cili edhe abuzonte me të njëkohësisht.
Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policët, ku fqinjët u kanë treguar vendin ku janë dëgjuar zërat.
Pasi kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila u dha disa sugjerime. Policët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte me armë.
Bëhet me dije se pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjet një karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte patentë, si dhe një armë ushtarake.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.