Shumica parlamentare në Mal të Zi ka mbledhur 41 nënshkrime për filluar procedurat për shkarkimin e Presidenti i Malit të Zi, nëse vlerësohet se i njëjti ka shkelur Kushtetutën, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Iniciativa i është dorëzuar sot kryetares së Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, raporton RTCG.
Deputeti i partisë Fronti Demokratik, Jovan Vuçuroviq, ka thënë se Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën për shkak se nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për përbërjen e re të Qeverisë.
“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi për shkak se nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e re të Qeverisë, gjë të cilin e ka obligim ta bëjë. Përkatësisht nuk janë ftuar partia Demos, Mali i Zi i Bashkuar, partia Prava, Partia e Punëtorëve dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, ndërsa Partia Liberale, e cila ka të njëjtin mandat si partitë më lart, është ftuar. Kushtetuta e Malit të Zi nuk njeh një përzgjedhje të tillë”, thuhet në dokumentin e dorëzuar me nënshkrimet e mbledhura.
Gjatë kësaj jave, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nuk e ka pranuar propozimin për mandatarin e ri të qeverisë nga blloku i Frontit Demokratik.
Gjukanoviq po ashtu propozoi që Kuvendit të Malit të Zi t’i shkurtohet mandati./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.