×
  • Lajme
  • Rajon

    Pa përkrahjen e partisë së Gjukanoviqit, Abazoviq nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 10:15

    Është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi, njoftoi qeveria malazeze.

    Mediumi “Vijesti” raportoi se patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije ka mbërritur në Mal të Zi dhe se marrëveshja është nënshkruar, transmeton Reporteri.net.

    Abazoviq me herët kishte konfirmuar se  marrëveshja mund të nënshkruhet në muajin gusht, por duke mos dhënë ndonjë datë.

    Mali i Zi hyri në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

    Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!