×
  • Lajme
  • Rajon

    Pak turistë edhe në Ulqin, por arsyeja nuk janë çmimet e larta

    Reporteri
    18 Korrik 2022 | 18:19

    Zyrtarët turistikë në Budva, Tivar dhe Ulqin të Malit të Zi nuk janë të kënaqur me sezonin e deritanishëm, restorantet dhe hotelierët pohojnë se ka më pak turistë se vitin e kaluar, dhe shkakun e shohin në luftën në Ukrainë, promovimin e dobët të Malit të Zi si destinacion turistik, por edhe çmimet e larta.

    “Një shezlon në plazh kushton 25 euro. Cili turist i klasës së mesme do të paguajë 25 euro?”, tha zyrtari i turizmit në Mal të Zi, Nebojsha Peroviq, shkruan portali i televizionit publik RTCG.

    E ata që përkundër çmimeve të tilla vendosën të shkojnë në Mal të Zi, kanë komente të ndryshme për rritjen e çmimeve, të cilat janë 50 për qind më të larta këtë sezon.

    Situata nuk është më e mirë në Tivar dhe Ulqin. Zyrtarët e turizmit nga këto komuna theksojnë si problem situatën në Ukrainë dhe promovimin e dobët të Malit të Zi si destinacion turistik.

    “Nuk kemi mysafirë nga Rusia dhe Ukraina dhe ata kanë qenë mysafirë që e kanë vizituar shumë Ulqinin. Shpresoj që në 3-4 ditët e ardhshme të kemi një sezon më të mirë nga data 22-23 gusht”, tha një hotelier në Ulqin.

    Momçilo Shçekiq nga Shoqata e Hotelierëve dhe Restoranteve në Çanjë mendon se nuk është bërë mjaftueshëm sa i përket promovimit të turizmit.

    “Nuk mjafton vetëm të shpërndajmë fletushka, ne duhet të realizojmë video promovuese dhe t’i përfshijmë të gjitha vendet në të,” tha Shçekiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!