×
  • Lajme
  • -->
    Rajon

    Panik në Serbi, kërcënime me bomba në disa shkolla të vendit

    Reporteri
    17 Maj 2023 | 8:07

    Disa shkolla në Beograd kanë marrë kërcënime për bomba mëngjesin e sotëm.

    Siç raporton N1, alarme për bomba ka në tri shkolla në zonën e Beogradit të ri.

    Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin mëngjesin e sotëm morën një mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë.

    Ekipet e policisë janë dërguar në terren.

    Serbia u trondit ditë më parë kur një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Brograd. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!