×
  • Lajme
  • Sport
  • Rajon

    Skandali i kombëtares serbe të futbollit me flamurin e Kosovës, kryelajmi i BILD’it

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 22:54

    Sikur Botërori i futbollit në Katar të mos ishte mjaft i pasur me skandale. Tani i është bashkuar edhe kombëtarja serbe.

    Pas humbjes 2-0 nga Brazili, në rrjetet sociale është shfaqur një foto nga dhoma e zhveshjes së serbëve. Në të mund të shihni një flamur që tregon hartën e Kosovës me ngjyrat serbe me mesazhin “Kurrë mos u dorëzo”, kështu i ka bërë përshkrimin skandalit të fqinjëve tanë mediumi më i njohur gjermanBild.de.

    Serbia, nga ana tjetër, e minimizon rastin. Gazetari serb Ivan Cvetkoviq thotë për “20min.ch”: “Ju siguroj se as lojtarët, as stafi dhe as federata nuk kishin lidhje me këtë veprim. Flamuri është shumë popullor në Serbi, por sigurisht që nuk është provokim.” Ai dyshon se një tifoz VIP mund ta kishte varur flamurin në dhomën e zhveshjes, shkruan në vazhdim Bild.de./Gazeta10

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!