×
  • Lajme
  • Rajon

    Vritet në derë të shtëpisë 28-vjeçari shqiptar në Maqedoni

    Reporteri
    18 Shtator 2022 | 8:02

    Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit dhe i riu është qëlluar me armë zjarri.

    Siç raportohet, 28-vjeçari që ka humbur jetën quhet G.A. I riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij.

    Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

    “Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!