×
  • Lajme
  • Rajon

    Vdes gruaja e ish-presidentit kroat Franko Tuxhman

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 15:00
    Ankica Tuxhman

    Ka vdekur Ankica Tuxhman, gruaja e presidentit të parë të Kroacisë së pavarur, Franko Tuxhman, raportuan mediat kroate.

    Ajo ishte 96 vjeç, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ankica Tuxhman, me emrin e vajzërisë Zhumbar, ka lindur në vitin 1926 në Zagreb. Ajo u takua me Franjo Tuxhmanin në vitin 1944 dhe u martuan një vit më vonë. Atyre u lindën tre fëmijë.

    Ish-zonja e parë ishte anëtare e partisë HDZ derisa Ivo Sanader e revokoi anëtarësimin e saj. Më vonë ajo iu bashkua partisë dhe Tomislav Karamarko madje i dha një kartë nderi me numrin 002.

    Pas vdekjes së të shoqit, Ankica Tuxhman u tërhoq nga jeta publike derisa botoi librin “Moj život s Francek” (Jeta ime me Francekun, op. a.) në vitin 2006.

    Një nga aferat më të mëdha të epokës së Tuxhmanit ishte lidhur edhe me Ankicën, transmeton Dnevnik.hr.

    Ankica Tuxhman i kaloi vitet e fundit në vilën familjare në Zagreb, ku redaktoi arkivat e bashkëshortit të saj të ndjerë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!