×
  • Lajme
  • Sport
  • Rajon

    Vdes në spital pas plagëve të marra në diskotekën në Koçan, futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 14:50

    Andrej Lazarov, futbollisti i Shkupit ka ndërruar jetë në spitalin e Shtipit ku është transferuar mëngjesin e sotëm pas tragjedisë në Koçan.

    Lazarov ishte vetëm 25 vjeç. Ai shpëtoi jetë në diskotekën që digjej.

    Ai nuk pësoi ndonjë djegie të rëndë, por thithi tymin që ishte i pranishëm në diskotekë.

    Lazarov gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Metalurgun, Rabotniçkin, Tikveshin, Rudesin, Goricën dhe Shkupin./KlanMaqedonia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!