×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq dhuron pak “show” gjatë transmetimit direkt, i vjen mesazhi për një zhvillim në Kosovë

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 8:32

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë u paraqit para mediave në Serbi për të folur për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

    Vuçiq ndër të tjera tha se në Bruksel vetëm kanë biseduar dhe se nuk ka pajtim.

    “Për mua është e rëndësishme që të përpiqem t’u tregoj njerëzve se çfarë po bëjmë gjatë gjithë këtyre muajve, sepse nuk bëhet fjalë për një letër dhe një takim. Dje në Bruksel kemi biseduar, nuk jemi pajtuar dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq.

    Gjatë transmetimit direkt ai vendosi të bëjë edhe pak “show” televiziv, transmeton Reporteri.net.

    Në një moment dikush i afrohet dhe i tregon një letër dhe diçka në telefon. I pyetur nga drejtuesi i emisionit se për çka bëhet fjalë, Vuçiq thotë se bëhet fjalë për një zhvillim në Kosovë.

    Ai përgjigjet se aty pa vendimin e Gjykatës së e Apelit në Kosovë, e cila dje vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me 1 vit burgim për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

    Vuçiq tha se kjo tregon se “kjo tregon se për një fjalë goje duan t’i dëbojnë të gjithë serbët nga Kosova”.

    Shikoni këtë moment:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!