×
  • Lajme
  • -->
    Rajon

    Vuçiq në emisionin e mbrëmjes, ‘argëton’ popullin serb me përralla për barrikadat

    Reporteri
    30 Dhjetor 2022 | 22:37

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka festuar për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, ngase Serbinë e presin telashe të shumta që lidhen me Kosovën.

    “Disa thonë se e kam festuar këtë fitore, por jo, nuk kam festuar për asnjë moment. Nuk e keni parë një buzëqeshje nga unë. Fatkeqësisht, e di që para nesh ka ende shumë dhimbje.”

    Gjithashtu, në një intervistë për televizionin e afërt të tij Prva, Vuçiq ka deklaruar se Kosova nuk i bëri rezistencë barrikadave gjatë 20 ditëve, sepse, sipas tij, e dinte se do të ballafaqohej me rezistencë serioze nga shteti serb.

    “Së pari, do te ndesheshin me një arrë të fortë dhe do ta kuptonin se sa e fuqishme është rezistenca e popullit, dhe në anën tjetër, e dinë se do ta merrnin një përgjigje serioze nga shteti serb dhe se do të fshiheshin si me fshesë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!