Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherit Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në protestën në veri ka bërë thirrje për themelim të Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqje të Qeverisë së Kosovës nga vendimi për targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në fjalimin e tij, Rakiq tha se ata “mbronin Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike”.
Ndryshe dje, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit në Qeverinë e Kosovës.
Ky vendim i tij ka ardhur një ditë pas suspendimit të Drejtorit Rajonal të policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.