Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka reaguar edhe një herë për aksionin e djeshëm të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria që menjëherë të lirohen qytetarët e Zubin Potokut, të cilët u arrestuan gjatë operacionit të djeshëm në veri, transmeton Reporteri.net.
Rakiq për mediat serbe ka vazhduar propagandën e tij duke thënë se qytetarët serbë janë rrahur nga Policia e Kosovës.
“Ata nuk kishin frikë të rrahin të moshuarit dhe gratë dhe madje arrestuan tri gra në pjesën jugore të Mitrovicës. Ne supozojmë se ata janë ende në paraburgim, nuk kemi asnjë informacion në çfarë gjendje dhe ku janë ata”, u shpreh Rakiq për RTS.
Duke folur për protestën e planifikuar për sot në sheshin qendror të Mitrovicës, Rakiq tha se qëllimi i kësaj proteste është të tregojë unitetin, se serbët duan paqe në ato zona, por gjithashtu t’i tregojnë Prishtinës dhe bashkësinë ndërkombëtare se sa serbë ekzistojnë dhe se nuk janë frikësuar nga veprimet e policisë së Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.