×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama njofton për vendosjen e 101 kontejnerëve nëpër Prishtinë për mbeturinat e vëllimshme dhe ndërtimore

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 12:16

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore.

    Rama ka thënë se kjo po bëhet bashkë me drejtorin Bekim Brestovci dhe kontejnerë të tillë do të vendosen në 101 lokacione të ndryshme nëpër kryeqytet.

    Postimi i tij:

    Vendosen kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore

    Me drejtorin Bekim Brestovci, po e realizojmë edhe një nga premtimet tona më të rëndësishme: vendosjen e kntejnerëve në 101 lokacione të ndryshme në kryeqytet për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore.

    Ky proces po realizohet për herë të parë në Kosovë e në rajon.

    Grumbullimi i këtyre mbeturinave do të ndihmojë në përmirësimin e pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave, duke krijuar një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët tanë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!