×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasja

    Ramadani i kthehet Sveçlës: Ikja nga rafalet e armës afër barkës s’mund të komentohet si veprim trimërie

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 17:39

    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka reaguar sërish Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili tha se s’është e vërtetë që ai është gjuajtur me kallash në Liqenin e Ujmanit. Ramdani përmes një reagimi të bërë në Facebook ka thënë se “ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në reagimin e bërë, Ramadani shkruan me ironi se e ka rrëqethur fryma patriotike e Ministrit në reagimin që ka pasur.

    “Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?! Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë”, shkruan mes tjerash ish-inspektori i AKI-së.

    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se Ministri Sveçla nuk i është nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që sipas tij Ligji e kërkon.

    Në reagimin që pati Sveçla pas deklaratës mbrëmë të Burim Ramadanit në “Pressing”, tha se s’kishte asgjë të vërtetë.

    Sipas Ministrit, ai nuk është sulmuar asnjëherë në Ujman as me kallash apo ndonjë metodë tjetër, dhe se siç thotë ai “e gjitha është fabrikim i Burim Ramdani, gjë për të cilën ato shton se arsyet e kësaj s’i di.

    Sveçla shtoi se ka qenë në Ujman por që gjithçka ka shkuar siç duhet, dhe se sulmet nuk e zmbrpasin e as frikësojnë, por shton se lutja e tij është të mos e pësojnë njerëzit rreth tij.

    “Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive”, kishte thënë Sveçla.

    Sveçla i reagon Burim Ramadanit: Asnjëherë s’jam sulmuar në Ujman me kallash, është gënjeshtër

    Ramadani mbrëmë deklaroi se në fillim të këtij muaji, Ministri Sveçla ishte gjuajtur me kallash në Ujman dhe kishte ikur, madje edhe e sfidoi Sveçlën të dilte të demantonte nëse kjo gjë s’ishte e vërtetë.

    “Ne e kemi dhe është e konfirmuar, nëse jo le të del ministri i Brendshëm dhe ta demantojë. Në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, kishte thënë Ramadani në Pressing.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!