×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e Ministrit

    Sveçla i reagon Burim Ramadanit: Asnjëherë s’jam sulmuar në Ujman me kallash, është gënjeshtër

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 15:25

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar duke thënë se s’është aspak e vërtetë deklarata e ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, se në fillim të muajit ai ishte gjuajtur me kallash në Ujman dhe kishte ikur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Ministrit, ai nuk është sulmuar asnjëherë në Ujman as me kallash apo ndonjë metodë tjetër, dhe se siç thotë ai “e gjitha është fabrikim i Burim Ramdani, gjë për të cilën ato shton se arsyet e kësaj s’i di.

    Sveçla shton se ka qenë në Ujman por që gjithçka ka shkuar siç duhet, dhe se sulmet nuk e zmbrpasin e as frikësojnë, por shton se lutja e tij është të mos e pësojnë njerëzit rreth tij.

    “Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive.

    “Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore. Sulmet edhe mund të ndodhin, por ato as nuk na frikesojnë as nuk na zbrapsin. Unë veq lutem që nëse kjo të ndodhë, mos të pësojnë njerëzit përreth meje. Edhe po, shkoj shpesh edhe te Kukësi, Tropoja, Hasi e Dragashi, se e kam një amanet prej shumë gjeneratash për atë kufirin atje”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani mbrëmë në emisionin “Pressing” deklaroi se në fillim të këtij muaji, Ministri Sveçla ishte gjuajtur me kallash në Ujman dhe kishte ikur, madje edhe e sfidoi Sveçlën të dilte të demantonte nëse kjo gjë s’ishte e vërtetë.

    “Ne e kemi dhe është e konfirmuar, nëse jo le të del ministri i Brendshëm dhe ta demantojë. Në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, kishte thënë Ramadani në Pressing.

    Burim Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!