×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj-Kurtit e VV’së: Pashë zotin çfarë zori keni që po e vjedhni natën këtë ligj

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 22:31

    Deputeti i AAK’së në Kuvend, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se cfarë zori kanë që po e sjellin këtë ligj në këtë formë për ta kaluar në Kuvend


    Madje Haradinaj i bëri be Kurtit duke e pyetur pse nuk po sjellët ky ligj në javën tjetër me procedurë të rregullt?

    “Sot kemi mujt me thirr ni seancë me urgjencë për shumë tema të tjera, siç janë problemet me pandeminë e shumë probleme të tjera. E kam një pyetje të sinqertë për Vetëvendosjen , a muni me tregu çfarë zori e keni që po e vjedhni këtë ligj e po e sillni natën, të premten në mbramje e nuk po e bini javën tjetër si procedurë të rregulltë. Tregoni se ku e keni atë zor, ku po ju dhem”, ka thënë Haradinaj.

    Ai i kërkoi atyre që mos ta dëmtojnë Kosovën, pasi duhet të këtë një dakordim pozitë e opozitë për rregullat e zgjedhjeve.

    “E kundërshtojmë këtë mënyrë të punës dhe po ju sigurojmë që ne cdo herë dëshirojmë të jemi me diasporën dhe me gjithë bashkëkombasit tanë që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por jo të dhunohet demokracia në Kosovë dhe të dëmtohet sistemi i demokracisë që jemi duke e ndërtuar së bashku”, përfundoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!