Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sonte ka ngrënë iftar me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe hoxhallarë të tjerë nga Dukagjini, të ftuar nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.
Haradinaj njofton se myftiut të Deçanit, Rasim Bytyqi, në shenjë mirënjohje për kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, për çështjen kombëtare shqiptare, i ka dhënë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Postimi i Haradinajt:
Në përfundim të muajit të Ramazanit, kisha kënaqësinë të bashkohem në iftar me Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan dhe hoxhallarë të tjerë nga Dukagjini, të ftuar nga kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.
Bashkëbiseduam për këtë rrugëtim njëmujor, përplot lutje e adhurime, reflektim shpirtëror e devotshmëri ndaj Krijuesit.
Me këtë rast, myftiut të Deçanit z. Rasim Bytyqi, në shenjë mirënjohje për kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, për çështjen kombëtare shqiptare, i kam dhënë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Lusim Zotin që të pranojë sakrificën e të gjithë besimtarëve dhe të na ndihmojë në sfidat në të cilat po kalojmë si popull e shtet!
RH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.