Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Facebook nga Haradinaj i cili tha se me Metën është takuar sot në fshatin Fishtë të Lezhës.
“Sot me Presidentin Ilir Meta, te “Mrizi i Zanave” në Fishtë”, ka shkruar kryeministri në detyrë Haradinaj.
Por Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë rreth këtij takimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.