×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në

    Reporteri
    19 Janar 2025 | 19:50

    Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.

    Haradinaj thotë se ambasadorit Grenell, i rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO.

    Postimi i Haradinajt:

    Në prag të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump, sot kam zhvilluar një takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të marrë detyrën e Presidentit të SHBA.

    Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.

    Me këtë rast, Ambasadorit Grenell, i rikonfirmova zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!