Gjatë 24-orëshit të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Në raportin e Policisë, thuhet se rastet janë raportuar në Graqanicë, Shtërpcë, Istog dhe dy nga to në Gjakovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Njëherit, bëhet e ditur se 3 nga ta janë arrestuar për sulm fizik ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa njëri nga ta kanosje përmes telefonit.
“Graqanicë / 28.08.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Shtërpcë / 28.08.2024 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se më datë 20.08.2024 është kanosur përmes telefonit nga dhëndëri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Istog / 26.08.2024 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Gjakovë / 28.08.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka refuzuar strehimin dhe ka shkuar te familja e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”.
“Gjakovë / 27.08.2024 – 01:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor me dëshirën e saj është strehuar te familja e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportet e plota të Policisë.
/Reporteri.net/.