×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasim Selmanaj publikon foto me Veselin: Gjykata Speciale do të përfundojë me turp

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 18:13

    Ish-kryetari i Komunës së Deçanit, njëherit ish-deputeti nga AAK, Rasim Selmanaj, ka publikuar një foto të vjetër me Kadri Veselin, dhe ka dhënë një paralajmërim për Gjykatën Speciale.


    Sipas tij kjo gjykatë do të përfundojë me turp sikurse përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt.

    Ai ka shkruar në Facebook se gjithmonë do të mbetet mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Postimi i tij:

    Gjithmonë do të mbetem mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së UÇK-së!

    Ata që e drejtuan luftën e lavdishme të UÇK-së meritojnë mbështetjen e çdo shqiptari!

    Së shpejti edhe kjo fushatë denigruese ndaj atyre që po përballën në gjykatën speciale do të përfundoi me turp ashtu siç përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt!

    Fitore!

    RS

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!