×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Brezovica”, arrestohet biznesmeni Bajram Gashani – ndodhej në arrati

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 12:04

    Është arrestuar biznesmeni kosovar Bajram Gashani, pronar i “BAU Holding”, si i dyshuar në rastin “Brezovica”.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Prokurori i rastit, Rasim Maloku, por duke mos dhënë më shumë detaje.

    Ndërkaq, sipas raportimit të policisë, i njëjti është arrestuar dje rreth orës 15:00 dhe është dërguar në mbajtje.

    “DHËNJE E RYSHFETIT & USHTRIM I NDIKIMIT-Brezovicë, Shtërpcë, Viti 2016. Në lidhje me rastin më 05.10.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shtëpia e Gashanit javë më parë ishte bastisur nga Policia e Kosovës, por i njëjti nuk ishte gjetur aty.

    Pronari i “BAU Holding” dhe disa bizneseve tjera, nuk është hera e parë që ka telashe të mëdha me ligjin dhe që del i dyshuar për përfshirje në raste të bujshme penale.

    Bajram Gashani është edhe një nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Toka 2”, nën dyshimet për dallaveret me pronat në Çagllavicë.

    Dosja “Brezovica” deri më tani ka dërguar prapa grilave mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë. /Reporteri.net

    Biznesmeni që u bastis dje në aksionin “Brezovica 6”, i akuzuar për shpërlarje të parave në rastin “Toka 2”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!