×
  • Lajme
  • Lajme / Cak pronat e Radoiçiqit

    Rasti i Banjskës, pamje nga bastisja e Policisë së Kosovës në disa lokacione në veri

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 8:20

    Policia e Kosovës për momentin është duke bërë kontrolle në të paktën pesë lokacione pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Siç bëri të ditur Policia në një njoftim për media, këto operacione  janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

    Policia njofton se operacioni është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit.

    Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR, njofton Policia e Kosovës.

    Sipas medias lokale në Kossev, policia ka hyrë edhe në shtëpinë në Zveçan të një personi që është i lidhur me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, informacione këto ende të pakonfirmuara.

    Ndërkohë edhe mediumi N1, raporton se është duke u kontrolluar në objekti ku ka jetuar Milan Radoiçiq para se të largohej nga Kosova.

    Po ashtu Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin  raportohet se është në pronësi të bashkëshortes së Radoiçiq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!