×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i ri me coronavirus në Gjilan është një person i kthyer nga Amerika

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 22:58

    Komuna e Gjilanit gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar një rast pozitiv me COVID-19.


    Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person që është kthyer nga SHBA’ja dhe i cili ka qenë në karantinë.

    Ai ka thënë se nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e lëvizjes, dy herë nga 120 minuta.

    “Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse. Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep shërbim pa to. Mbaje distancën sociale e mos shko mysafir, e mos prano edhe më tutje mysafirë. Ka mbetur edhe pak kohe për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje vetën e familjen”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Ndryshe, Komuna e Gjilanit ka 79 raste me koronavirus, prej tyre dy të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!